Tuesday, March 27, 2012

Mesazh

E lagësht kjo natë
gjumin po ma mbyt
përmbi pritë përplasen dallgët.
Vështrimi ngulur në terr infinit
për dhè...atje lart
ku mbarojnë këngët...

vallë a do mbash mënd…?
kur hëna të rinohet
një mesazh ta mbyllësh në shishe
dhe ashtu shkujdesur para se të harrohet
ta flakësh ne rè...?

2 comments:

Anonymous said...

Kisha kohe qe nuk kaloja ketu, mirepo eshte gjithmone nje eksperience e kendeshme :) Te pershendes poete e te uroj gjithnje e me shume frymezim:)

Kamomila said...

oh, e dashur... te falenderoj.
Do te te shkruaj.... :)