Monday, July 13, 2015

Pema e prerë

I zhurmshëm ky mëngjes në oborrin tim
një nga një, gjeth  pas gjethi
lastar pas lastari, degë pas dege
pema këputej përdhe.
Me kuisjen e dhimbëshme pas çdo prerje
përzieje një ofshamë triumfi
pa dashur të kuptosh asfare
që ti ishe degët
dhe unë trungu i rradhës,
që ti po prisje.

©M.P.

No comments: