-
2 –
-
çfarë mendove? – e pyes sapo afrohem . Asnjëherë
nuk mundem ta kap në befasi. Fryma e saj rrethon krejt vëndin dhe unë ndjehem
si një merimange e vogël mbështjellë nga pezhishka e saj. Ka ca kohë që nuk i
kam më frikë merimangat, madje as nuk i vras më. Nuk janë agresive dhe në prëgjithësi
nuk sulmojnë. Kur i gjej nëpër shtëpi i kap me kartpicetë dhe i hedh nga
ballkoni. Le të shkojnë në fatin e tyre. Shtëpia ime është banesa ime të cilën
unë nuk dua ta ndaj me to.
-
Shhhhhhhtttt – më pëshpërit me zërin
e sheshtë dhe krejtësisht të pazakontë…. Shiko atje tej.
Suprina fillon të bëjë rrathë të ngadalshëm… Rrathë rrathë rrathë… pastaj papritur shfaqet
një zog i madh sa një lejlek me pupla bojqielli. Ai ngre qafën e gjatë dhe më
sheh me kërshëri. Unë gati sa nuk fluturoj mbi lagunë nga ngazëllimi.
-
E di që ti je mu në mes të qytetit? – e
pyes- e di që vetëm disa metro më tutje
rrugët gëlojnë nga makinat, gradaçelat, dhe teknologjia bashëkohore sundon çdo
cm katror të këtij vendi.
-
Nuk dua t’ia di- më përgjigjet e qetë –
Preokupimi im është moti dhe stuhia që po e pres me padurim.
Pastaj kthej sytë nga zogu bojqielli që ka dalë të hajë darkë dhe të bëjë shëtitjen e mbrëmjes
para se të flejë. Eshtë vetëm. Nuk është çift. Kushedi çfarë do i ketë ndodhur
vallë femrës së tij. Apo ndoshta është mashkull solitary që jeton në vetmi. Ja tashti është në gjueti. E zgjat qafën e
gjatë me një elegance dhe ngadalësi tinëzare dhe pret ashtu me qafën e tendosur mbi ujë prenë e
tij. Ngadalë… ngadalë… shumë shumë ngadalë… Pastaj sulmon me shpejtësi rrufeje
dhe godet. Kur koka del jashtë ujit në sqep përpëlitet një peshk. Peshqit nuk
para i dua. Më duken budallenj qofshin këta edhe peshqit e kuq, por kjo nuk do
të thotë aspak që dua ti vras apo ndëshkoj për budallallëkun e tyre. Thjesht me
ta nuk dua që të flas dhe të më flasin dhe madje nuk jam as ndonjë peshk-ngrënëse
e shquar. Nuk më pëlqen peshku as si ushqim.
-
Më
mahnite – i them. Nuk kam asgjë të këtij lloji për të të treguar sot.
Një nënë me një fëmijë vinë në breg. Fëmija mban në dorë një
pako me biskota dhe fillon të ushqejë rosat. Nuk kam asnjë lloj interesimi për
rosat. Kam parë me qindra kur kam qënë fëmijë. I rrisnim nëpër oborret e shtëpive.
Janë shumë më pak interesante se sa pulat. Këto të
fundit i ndiqja kur isha e vogël dhe pasi i kapja i bëja kontrollin
gjinekologjik për të parë nëse kishin vezë për të bërë
atë ditë.
Fëmija hedh biskotat në lagunë. Peshqit grumbullohen në
grupe të vegjël si të çmendur pas biskotave. Rosat i ndjekin. Dhe ja… ja ku
vjen ngadalë zogu me pendë të kaltra. Afrohet tepër i kujdesshëm dhe ngul
sqepin në ujë për të kapur peshqit e kuq të hutuar pas ushqimit. Gjah i
kollajshëm sonte. Një darkë e mire e bollshme këtë natë vere. Ia ngjis emrin “Madhëria
e Tij”. Pastaj ai vazhdon shëtitjen
ndërsa unë iki.
-
Të kam një borxh – I them duke u larguar.
Ajo buzëqesh qetësisht… oh sa qetësisht me
fytyrën, flokët e gjelbërt dhe sytë e kaltër të palëvizshëm.
Ajo qëndron qetësisht aty me fytyrën nga qielli , pa asnjë
rrudhë veç me disa quka të vogla aty këtu. Unë e sodis nga sipër. Kallamishtet derdhen
drejt pa lëvizur si flokë të gjatë të gjelbër.
-Eh- psherëtij unë
-Eh- psherëtin ajo me një zë që asnjë kordë e grykës njerëzore nuk mund ta artikulojë. Ka një lloj dorëzimi në zërin e saj...lëngim i lehtë i njëtrajtshëm... ligatine. Por ka gjithashtu aromë të freskët për çudi...aspak erë algash të kalbura që dekompozohen. Flokët i rrethojnë fytyrën më të gjalla dhe më të gëzuara se kurrë.
- Fol- më thotë – po të dëgjoj. A nuk është kjo dëshira
jote e momentit? Të flasësh… të të dëgjojnë?
Më thuaj…çfarë mendove? – vazhdon më pyet.
– Po përsias mbi dashuritë – i përgjigjem. – Para disa ditësh dëgjova një debat mbi vjetërimin dhe konsumimin e dashurive dhe pastaj hidhen si rroba të vjetra dhe zëvendësohen nga rroba të reja.
– Po përsias mbi dashuritë – i përgjigjem. – Para disa ditësh dëgjova një debat mbi vjetërimin dhe konsumimin e dashurive dhe pastaj hidhen si rroba të vjetra dhe zëvendësohen nga rroba të reja.
- çfarë më thua- pyet ajo- asgjë nuk
kuptova. Përse iu duhen rrobat në fund të fundit. Ja nuk e sheh? Asgjë nuk vesh
rroba në natyrë. Jam e sigurt që nëse ajo që më the më sipër është diçka
shqetësuese e keqja fillon tek veshja… tek rrobat.
- Po ti çfare mendove ? – e pyes
- eh, çtë them… Po ma marr frymën kjo vape. Jam zvogëluar
dhe jam bërë sa një grusht. Po më ikën jeta. Janë pakësuar shumë peshqit e kuq
dhe nuk kam me çfarë t’i ushqej flokët e mija.
- Dukesh e qetë – i them.
- Kam dhe unë ditët e mija të mira dhe ditët e mija të
vrenjtura – ma kthen- jam pasqyrim i qiellit.
- Atëherë po vi të të shoh në një ditë me stuhi
- Mendon që shiu bën pjesë në ditët e mija të këqia? Je
gabim…Stuhitë janë orgazmat e mija. Unë ngopem në shi, kënaqem, laj floket dhe
ndriçoj pas shiut.
Pastaj ajo shkund flokët e kallamishtëta me krenari.
Eshtë vone. Dielli po perëndon dhe unë duhet të iki.
- Eja përsëri- më thotë… dhe unë i premtoj…
©M.P.
No comments:
Post a Comment