Pablo
Neruda
Sapo jam ndarë nga ty
akoma të kam brenda meje, kristaline
apo fërgëllimë,
ose ankth, plagë
shkaktuar vetvetes
apo një përmbytje dashurie, njësoj
si përmbyllja e syve të tu
para dhuratës së jetës
që unë pambarimisht të
kam dhënë .
E dashur,
ne u gjetëm
të etur dhe ia pimë njëri tjetrit
të gjithë ujin dhe gjakun
ne u gjetëm
të uritur
dhe kafshuam njëri tjetrin
si gjuhët e flakës
që lëpijnë plagët.
Por pritmë
ruaje për mua ëmbëlsinë tënde.
Dhe unë gjithashtu do ruaj për ty
një trëndafil.Shqiperoi M.P.
No comments:
Post a Comment