Tuesday, May 19, 2015

Lulja në qoshe

Kjo lule në qoshe të dhomës
nuk lulëzoi kot më kot pas dhjetë vjetësh…
lule me erë të fortë,
lule erëmirë , erë-ëmbël
në këte vënd ku asnjë bimë nuk erëmon.
Dhjete vjet…
asnjë lule, asnjë frut .
Degët harliseshin…e gjelbëra përmbushej
ushqyer me dashurinë e syve të mi
rriteshin… ndërsa unë zvogëlohesha… zvogëlohesha
për t’u bërë një xixëllonjë
e fshehur në një nga lulet e saj.

©M.P.

No comments: